Kompanitë e naftës dhe gazit, 1 trilion dollarë humbje këtë vit

30/04/2020 4:16 PM 0 komente

Kompanitë e kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit(ose E&Ps) pritet të humbasin një trilionë dollarë të ardhurash në vitin 2020, sipas analizave të firmës kërkimore Rystad Energy.

Industria e cila vitin e kaluar regjistroi fitime në nivel global prej 2,47 trilion dollarë, parashikohet të ketë një rënie pre 40 për qind këtë vit, në 1,47 trilion dollarë. Gjithçka vjen si pasojë e koronavirusit, i cili ka prekur kërkesën dhe ka detyruar kompanitë të zvogëlojnë shpenzimet dhe anulojnë projektet.

Para se virusi të fillonte të godiste ekonomitë, Rystad parashikoi që të ardhurat nga E&P për vitin 2020 të arrinin në 2.35 trilion dollarë.

Edhe fitimet për vitin 2021 tani janë parashikuar gjithashtu më të ulëta, në 1.79 trilion dollarë në krahasim me një parashikim prej 2.52 trilion dollarësh përpara pandemisë.

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon një humbje rekorde të kërkesës prej 9,3 milion fuçi në ditë (bpd) në vitin 2020, pasi të gjitha bizneset thelbësore në shumë ekonomi të mëdha janë të detyruara të qëndrojnë të mbyllura dhe miliona banorë povijojnë të qëndrojnë në shtëpi./CNBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of