Kompanitë e udhëtimeve janë paralajmëruar se ata duhet të jenë të gatshëm të rimbursojnë konsumatorët nëse pushimet e huaja anullohen këtë verë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve tha se u kishte kujtuar kompanive të udhëtimeve për detyrimet e tyre ligjore. Në vitin 2020, udhëtimet e anulluara rezultuan në 23,000 ankesa tek vëzhguesi i konkurrencës. Ai tha se kishte ndërmarrë veprime kundër pesë kompanive të mëdha, të cilat tani kishin rimbursuar një total prej 200 milionë paund.
Këto përfshinin Tui, që sipas Autoritetit tha se tani ishte zotuar zyrtarisht për të dhënë informacion më të qartë në lidhje me rimbursimet paraprake. Të tjerët ishin Teletext Holidays, LoveHolidays, Lastminute.com dhe Virgin Holidays. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë që njerëzit mund të udhëtojnë përsëri jashtë vendit nga 17 maji, por destinacionet do të renditen për sigurinë “nën një sistem semafori” dhe ekziston frika se statusi i tyre mund të ndryshojë papritur ngjyrë.
“Ne po u bëjmë thirrje kompanive të udhëtimve turistike që ta zhvillojë procesin e rimbursimit në një mënyrë më të qetë, duke mos krijuar shumë konflikte”, tha shefi ekzekutiv i Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregjeve, Andrea Coscelli. Ne presim që të gjitha firmat të pranojnë anullimet dhe ne nga ana jonë do të veprojmë nëse shohim kompani që shkelin ligjin duke refuzuar ose vonuar rimbursimet gjatë kësaj vere”.
Pasiguritë e Covid
Sipas rregullave të kompanive të udhëtimeve turistike, pushimet e anulluara duhet të rimbursohen brenda 14 ditëve. Që nga fillimi i pandemisë, shumë njerëz janë përballur me anullime të minutës së fundit të fluturimeve si pasojë e vendosjes së masave shtrënguese dhe kufizimeve të shteteve të caktaura. Disa ranë dakord të shtyjnë pushimet e tyre në një datë tjetër por ata që donin që t’I ktheheshin paratë e tyre e kishin të vështirë marrjen e rimbursimeve. Duke parë ecurinë e pandemisë, edhe ata që kishin vendosur për t’i shtyrë pushimet e tyre për një datë tjetër vendosën që t’i anullonin ato dhe të kërkonin rikthim të parave, por u përballën me ngurim nga ana e kompanive.
Pas ankesave të shumta nga ana e klientëve, ndërhyri menjëherë Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve. Ai tha në fund të muajit të kaluar se Teletext u padit sepse nuk pranonte të rimbursonte klientët e saj në një vlerë që shkonte në 7 milionë paund. Lastminute.com ishte ishte paditur gjithashtu në lidhje me 1 milion paund rimbursime të papaguara, por Autoriteti tha se në shkurt paratë u ishin rimbursuar klientëve.
Rinisja e pushimeve
Njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë përsëri nga e hëna, por pushimet në shumicën e destinacioneve kërkojnë një periudhë karantine kur pushuesit kthehen në shtëpi.
Portugalia është destinacioni kryesor i pushimeve, aktualisht në ‘listën e gjelbër’, por industria e udhëtimeve shqetësohet se destinacionet e pushimeve mund të shtohen ose të hiqen brenda një periudhe të shkurtër.
Qeveria i ka këshilluar kompanitë e udhëtimeve që ta shikojnë me shumë kujdes listën e destinacioneve të tyre, duke qenë kundër fluturimeve në zonat që kërkojnë bërjen e testeve para nisjes dhe më pas të një karantine 10 ditore pas kthimit, por kompanitë Tui dhe EasyJet janë ende duke planifikuar të ofrojnë pushime në këto destinacione.
Ndërsa kompania EasyJet ka deklaruar se nuk do të ofronte asnjë udhëtim që përfshihet në “zonën e kuqe”.
Shefi ekzekutiv, i agjencisë online të udhëtimeve “On the Beach”, Simon Cooper, tha për BBC se shumë pushues ishin “lodhur nga përvoja” e verës 2020, kur shumë pushime që ishin rezervuar nuk arritën të zhvilloheshin për shkak të ndryshimit të kufizimeve të udhëtimit./BBC