Kompanitë fiksojnë çdo tre ditë çmimet e siguracioneve të makinave nga sistemi Star Broker  

30/08/2016 12:57 PM 1 koment

Kompanitë e sigurimeve një herë në tre ditë konfirmojnë ose fiksojnë çmime të reja të siguracioneve të makinave . Madje në shërbim të këtij qëllimi është ngritur një program i posaçëm kompjuterik në formën e një aplikacioni që disponohet nga të gjithë agjentët e kompanive që shesin policat dhe quhet, Star Broker.

Autoriteti i Konkurrencës, në një dokument që ka nxjerrë për konsultim publik këto ditë në lidhje me politikën e Konkurrencës shprehet se, gjatë 10 viteve të fundit, tregu i sigurimeve ka qenë nën procedura hetimore të vazhdueshme për problematikën në produktet e sigurimeve të detyrueshme të mjeteve motorike.

Aplikacioni që përdorin agjentët i ndan arkëtimet në favor të kompanive sipas pjesës që ato kanë në treg. Nëse një qytetar kërkon të sigurojë makinën te kompania e tij e preferuar, me shumë gjasa nuk do të mundë, pasi radha për arkëtimin e primit i përket një kompanie tjetër.

Komisioni i Konkurrencës, edhe sot e kësaj dite, gjykon se sjellja e ndërmarrjeve në treg bie në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke rritur në masë të njëjtë dhe duke fiksuar për një periudhë treditore primet e shitjes së produktit MTPL, si dhe duke përdorur sistemin e shitjeve të përqendruara nëpërmjet Star Broker për të ruajtur pjesët e tregut.

Që me vendimin 28 të datës 23.12.2005, Komisioni i Konkurrencës ka dhënë rekomandime për funksionimin e tregut, duke kërkuar nga Byroja e Sigurimeve dhe Ministria e Financave ndalimin e tregtimit të sigurimit kufitar me të njëjtën tarifë dhe ndarjen e tregut.

Me vendim nr. 50 datë 21.3.2007, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur gjobë ndaj shoqërive që veprojnë në tregun e sigurimit të detyrueshëm, për produktin Policë Kufitare.

Me këtë vendim, Komisioni vendosi ndalimin e aktmarrëveshjes së datës 05.04.2005 “Mbi themelimin e Pool-it të Sigurimit Kufitar të Përgjegjësive ndaj palëve të treta të mbajtësit të mjetit motorrik”, e lidhur nga 8 (tetë) shoqëri sigurimi, që ushtrojnë veprimtari në tregun e sigurimeve dhe konkretisht si marrëveshje e ndaluar me pasoja kufizuese për konkurrencën, mbasi fikson çmimin dhe ndan tregun si dhe vendosjen e gjobës në masën 2% të xhiros të vitit 2005, ndaj shoqërive pjesëmarrëse në marrëveshjen e datës 05.04.2005.

Komisioni i Konkurrencës e ka vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme sjelljen në bllok të shoqërive të sigurimit me pasojë rritjen e çmimit dhe mungesën e zgjedhjes konsumatore për shoqërinë e sigurimit në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg dhe është shprehur me vendimet nr. 50 dt. 21.3.2007 dhe 246, datë  09.10.2012 lidhur me vendosjen e gjobave të rënda ndaj shoqërive të sigurimeve dhe dhënies së rekomandimeve për AMF-në (vendimet e Komisionit të Konkurrencës nr. 28, dt. 23.12.2005, nr. 49 dt. 21.3.2007, nr. 247, datë 09.10.2012 .

Debati për monopolin në primet e sigurimit të automjeteve u hap sërish këto ditë pasi kompanitë aplikuan një rritje të tarifave në grup me 25%.

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Juri Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Juri
Guest
Juri

Ju lutem a mund te beni nje artikull per menyren sesi funksionon kjo kompania apo cfare eshte me emrin Star Broker. Te gjithe siguracionet e detyrueshme te automjeteve TPL kryhen nepermjet kesaj gjeje ne cdo shoqeri sigurimesh. Eshte pak e paqarte edhe per ne si konsumatore pasi te krijon idene e nje karteli te mirefillte.