Takata Corp. përballet me tërheqjen më të madhe të makinave në pothuajse dy dekada pasi pompa difektoze e ajrit të airbag-ut detyroi Toyota Motor Corp. (7203), Honda Motor Co. (7267) dhe Nissan Motor Co. të tërhiqnin nga tregu më shumë se 3 milion automjete.
Takata ra në gati 15 për qind në tregtimet e Tokios pasi tre prodhesit më të mëdhenj të makinave të Japonisë njoftuan mbi situatën. Kjo është tërheqja më e madhe që përfshin Takata që nga viti 1995, kur disa prodhues makinash tërhoqën nga tregu pothuajse 9 milion automjete për të zëvendësuar rripat e sigurimit me difekt të prodhuar nga kompania japoneze- një rekord për industrinë e makinave të asaj kohe.
Takata, e cila thotë se është kompania e dytë më e madhe prodhuese e pjesëve të sigurisë për automjetet, ra 9 për qind në gati 1,819 jen në Tokio, rënia më e madhe në dy muaj. Autoliv Inc. (ALV), prodhuesi më i madh botëror i airbag-ëve, u rrit në gati 1.6 për qind në Stokholm.
Toyota u rrit 5.8 për qind në 5,640 jen, Nissan fitoi 4.4 për qind dhe Honda u rrit 3.1 për qind në Tokio.
Matsumoto konfirmoi se kjo ishte tërheqja më e madhe e kompanisë që nga viti 1995. Më së fundi, në vitin 2010, Honda tërhoqi 437,763 automjete për të inspektuar komponentët me difekt të airbag-ve të ofruar nga Takata.
Sot, Toyota, tha ajo është duke tërhequr 1.73 milion automjete në të gjithë botën dhe Honda rreth 1.14 milion njësi, ndërsa Nissan tha se mund të tërheq 480,000 automjete në të gjithë botën. Mazda Motor Corp. (7261) tha se tërhoqi 45,463 njësi.