Thirrjet për të ndërprerë blerjen e prodhimeve ushqimore, medikamenteve apo automjeteve të prodhuara në Katalonjë, rajon spanjoll që kërcënon me pavarësi, kanë shqetësuar kompanitë në vend dhe në pjesën tjetër të Spanjës.
Thirrjet për të ndërprerë blerjen e prodhimeve ushqimore, medikamenteve apo automjeteve të prodhuara në Katalonjë, rajon spanjoll që kërcënon me pavarësi, kanë shqetësuar kompanitë në vend dhe në pjesën tjetër të Spanjës, që i tremben përballjes me përkeqësimin e ekonomisë.
“Duhet t’i godasim atje ku lëndohen më shumë, në portofolin e tyre”, bën thirrje një përdorues i Twitter-it me fjalët kyçe “#bojkotprodhimevekatalanase”.
“Ne spanjollët që nuk duam që Spanja të ndahet dhe mund të kalojmë në veprim duke miratuar një masë kërcënuese me karakter ekonomik”, thuhet në një faqe në Facebook për të njëjtën temë.
Disa faqe ekzistojnë tashmë që prej shumë kohësh, por thirrjet e tyre janë bërë më të forta që prej ashpërsimit të krizës politike mes qeverisë qendrore dhe Katalonjës pas referendumit për vetëvendosje më 1 tetor.
Thirrja për bojkot përfshin para së gjithash industrinë agroushqimore, themeli i ekonomisë katalanase si dhe atë farmaceutike dhe automobilistike./TRT