Nga COVID-i te kaosi, ky ishte një tjetër vit i vështirë për industrinë e aviacionit. Në pjesën më të madhe të Hemisferës së Veriut, sezoni i ngarkuar veror u karakterizua nga vonesa dhe anulime, ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një studim i ri i kësaj jave zbuloi se kënaqësia e pasagjerëve të avionëve është në rënie.
Megjithatë, sot, në Londër, liderët e sektorit u mblodhën në “Langham Hotel”, për dhënien e çmimeve Skytrax World Airline Awards 2022.
Skytrax, një faqe përshtypjesh dhe klasifikimesh të kompanive ajrore dhe aeroporteve në Mbretërinë e Bashkuar, kreu më shumë se 14 milionë sondazhe te pasagjerët në më shumë se 100 vende, nga shtatori 2021 deri në gusht 2022, për të zbuluar kompaninë më të mirë ajrore të momentit në botë.
Fituesi i këtij viti nuk është i ri në podium. Kompania më e mirë e këtij viti, Qatar Airways, e ka fituar çmimin e parë 7 herë, që kur u dhanë për herë të parë çmimet në vitin 1999.
Të premten, kompania e Katarit fitoi edhe tetë çmime të tjera si Best Business Class, Best Business Class Seat dhe Best Business Class Lounge Dining (Klasa më e mirë e biznesit, Sedilja më e mirë e klasës së biznesit dhe Salla më e mirë e ngrënies e klasës së biznesit).
Vetëm dy muaj më parë, kompania fitoi çmimin e parë edhe në klasifikimin e kompanive ajrore më të mira në botë nga AirlineRatings.com.
CEO i grupit Qatar Airways, Akbar Al Baker, falënderoi “punonjësit e tij të mrekullueshëm” në “përkushtimin e vazhdueshëm dhe angazhimin e tyre” dhe deklaroi se “fitorja e gjithë këtyre çmimeve në të njëjtin vit kur festojmë 25-vjetorin tonë është edhe më shpërblyese”.
Vetëm pak pasi mori çmimin, CEO Qatar Airways, Akbar Al Baker, deklaroi për CNN se sekreti i suksesit afatgjatë i kompanisë ajrore është: “Shërbimi i vazhdueshëm, produkti i vazhdueshëm dhe vëmendja e vazhdueshme ndaj pasagjerëve dhe përkushtimi absolut nga të gjithë ata që punojnë në kompaninë ajrore”.
Singapore Airlines, i cili renditet në vendin e dytë, sipas sondazhit të Skytrax, fitoi edhe nëntë çmime si Best Cabin Staff, Best First Class, Best First Class Seat and Best First Class Catering. (Personeli më i mirë në kabinë, Klasa e parë më e mirë, Sedilja më e mirë e klasës së parë dhe Ushqimi më i mirë i klasës së parë).
Surpriza e Ryanair
Kompania e Emirateve të Bashkuara Arabe (Emirates) e cila u rendit e treta, mori edhe disa vlerësime të tjera si Best Inflight Entertainment, Best Economy Class, Best Economy Class Catering dhe Best Premium Economy Class Seat (Argëtimi më i mirë në fluturim, Klasa më e mirë ekonomike, Ushqimi më i mirë i klasës ekonomike dhe Sedilja më e mirë e klasës ekonomike premium.
Kompania japoneze ANA (All Nippon Airways) renditet e katërta. Ajo u vlerësua edhe si World’s Cleanest Airline (Linja ajrore më e pastër në botë) – një sipërmarrje jo e vogël duke marrë parasysh që në dy vite COVID-19, pasagjerët kanë qenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj standardeve të higjienës dhe pastërtisë. ANA fitoi edhe katër çmime të tjera, duke përfshirë edhe Best Airport Services (Shërbimet më të mira në aeroportit).
Shoqëria ajrore australiane Qantas u rendit e pesta në sondazhin e kryer në më shumë se 350 kompani ajrore në gjuhët angleze, frënge, spanjolle, ruse, japoneze dhe kineze.
Delta Air Lines u vlerësua kompania lider në SHBA, duke fituar gjashtë kategori çmimesh specifike për çdo rajon, ndërsa Turkish Airlines është kompania më e mirë në Europë, duke fituar edhe katër çmime të tjera, mes tyre Best Airline in Europe (Linja ajrore më e mirë në Europë).
Kompania ajrore irlandeze, Ryanair, e cila në 37 vite histori nuk ka pasur kurrë frikë nga polemikat – triumfoi për herë të parë, duke marrë çmimin Best Low-Cost Airline (Kompania ajrore më e mirë me kosto të ulët) në Europë.
Ky sukses me pasagjerët vjen, në pjesën më të madhe nga fakti se këtë verë u shfaq si një nga linjat ajrore më të besueshme të rajonit, duke anuluar relativisht pak fluturime dhe madje duke ofruar fluturime “shpëtimi” në korrik dhe gusht për të ndihmuar njerëzit e bllokuar nga anulimet e linjave konkurrente.
Edward Plaisted, CEO i Skytrax, deklaroi se ndërkohë që çmimet vlerësojnë më të mirën e aviacionit, sektori po përballej ende me tensionin e pandemisë, mungesën e personelit dhe rritjen e çmimeve të karburantit për shkak të konfliktit në Ukrainë.
“Në shumë aspekte nuk ka qenë periudha më e bukur” – tha ai para publikut.
Linjat ajrore nuk paguajnë asnjë tarifë hyrjeje ose regjistrimi për t’u kualifikuar për çmimet dhe të gjitha kostot e sondazhit dhe ngjarjes së çmimeve paguhen nga Skytrax.
Më poshtë është renditja e 20 kompanive më të mira ajrore sipas Skytrax.
1. Qatar Airways
2. Singapore Airlines
3. Emirates
4. ANA (All Nippon Airways)
5. Qantas Airways
6. Japan Airlines
7. Turkish Airlines
8. Air France
9. Korean Air
10. Swiss International Air Lines
11. British Airways
12. Etihad Airways
13. China Southern Airlines
14. Hainan Airlines
15. Lufthansa
16. Cathay Pacific
17. KLM
18. EVA Air
19. Virgin Atlantic
20. Vistara
World’s Best Cabin Staff
Singapore Airlines
World’s Best Airline Cabin Cleanliness
ANA All Nippon Airways
World’s Best Independent Airport Lounge
Plaza Premium
World’s Best Business Class Lounge
Virgin Atlantic
World’s Best Leisure Airline
SunExpress
World’s Best Low-Cost Airline/Best Low-Cost Airline in Asia
AirAsia
Best Low-Cost Airline in Europe
Ryanair
Best Low-Cost Airline in North America
Southwest Airlines
Best Low-Cost Airline in Africa
FlySafair
World’s Best Long Haul Low-Cost Airline
Scoot
World’s Best in Class Airlines
The World Best First Class Airline: Singapore Airlines
The World’s Best Business Class Airline: Qatar Airways
The World’s Best Premium Economy Class Airline: Virgin Atlantic
The World’s Best Economy Class Airline: Emirates
/ CNN
Renditjen e plotë e gjeni duke klikuar në linkun e Skytrax
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ka shume kompani ajrore qe dalin me humbje ne Shqiperi por vazhdojne te kene fluturime . Si shpjegohet kjo qe po ndodh?