Kompanitë në Maqedoni: Kemi nevojë për 180 mijë punëtorë

15/05/2019 11:43 AM 0 komente

Ka marrë fund kohë e investimeve të huaja kur punësimet bëheshin në mënyrë masive. Në tregun e punës nuk ka më punëtorë me kualifikim të ulët, të cilët lehtë mund të punësohen si në kompanitë që vinin në vend deri më tani. Sipas Zëvendës Kryeministrit për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev, tashmë duhet të kërkohen investitorë të cilët do të punësojnë atë që për momentin ofrohet. Por, cila është struktura e 180 mijë të papunëve, nga të cilët vetëm 105 mijë kërkojnë punë, kjo do të mësohet pas regjistrimit të popullsisë vitin e ardhshëm.

” Nga këta 105 mijë njerëz, 50 për qind me shkollë fillore ose jo të arsimuar, ata janë praktikisht njerëz që nuk mund t’i absorbojë industria menjëherë dhe për këtë arsye është e nevojshme të ri-kualifikohen. Sigurisht, nuk mund t’i marrim ato për shkak se kanë mosha të ndryshme në sistemin e arsimit direkt, duhet të mendojmë se si të bëjmë një rikualifikim, ti bëjmë të jenë të përshtatshëm ndaj kërkesave të ekonomisë “- theksoi Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër

Nga kjo shifër, 50 për qind janë mbi 50 vjeçarë, gjë që përbën problem shtesë. Sipas një sondazhi të kryer mes 3,000 kompanive, 1,811 prej tyre thanë se menjëherë do të punësonin më shumë se 180,000 njerëz nëse do ta kishin këtë fuqi punëtore në treg. Shumica kërkojnë inxhinierë makinerie, elektro-inxhinierë, IT inxhinierë, saldues, bravandreqës, shoferë, punonjës ndërtimor.

” Problemi i fuqisë punëtore është një faktor kufizues për zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi, sepse struktura e të papunëve nuk korrespondon me nevojat reale të tregut”.- u shpreh Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër

Në kuadër të Samitit Evropian të zonave ekonomike, të mbajtur sot në Shkup, u theksua se në disa vende, mund të themelohen kompani përmes një telefoni celular. Shtetet për të tërhequr investitorë të huaj duhet të përqendrohen në teknologjinë moderne të sipërmarrësve të rinj, të kompanive të vogla dhe të mesme të ardhshme, që tashmë përbëjnë tre të katërtat e të gjithë investitorëve në zonat e lira.

/ ALSAT MK

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of