Kompanitë që ju bëjnë të bini në sy

04/01/2014 8:01 AM 0 komente

T’i japësh vlerë talentit është një art më vete, por ka disa kompani ku mund të fokusoheni nëse dëshironi të bëni karrierë. Nuk duhet të lodheni të bëni kërkime, pasi ka një klasifikim për këtë.

Në krye të klasifikimit është kompania “Bain & Company”. Sipas sondazhit të publikuar së fundmi nga “Business Insider” dhe të realizuar nga punonjësit e “Glassdoor.com” që mori në konsideratë vlerësimet e punonjësve mbi mundësitë për të bërë karrierë, kompania e konsultimeve dallohet për punën e realizuar. “Njerëzit shqetësohen vërtet për karrierën e tyre dhe kur kjo ndodh, atmosfera është më bashkëpunuese dhe konkurruese”, thotë një kompani konsultimi me seli në Çikago, duke marrë në konsideratë sjelljen e kompanisë “Bain & Company” për zhvillimin e personelit dhe rritjen profesionale. Pikëpamja është e diskutueshme, por klasifikimi është një instrument për të gjithë ata që duan të gjejnë përpara të tjerëve një kompani që vlerëson talentin.

Në vend të dytë është “Boston Consulting Group”, që konsiderohet si një shumëkombëshe që ka një program të fortë trajnimi që kalon përmes analizave, prezantimeve, përgatitje slide-sh për menaxhimin e klientëve. Këtu duhen mesatarisht dy vjet për të kaluar nga njëri nivel i karrierës te tjetri.

Vendi i tretë i takon kompanisë “McKinsey” e vlerësuar sepse ka vënë në zbatim një program informacioni dedikuar për çdo funksion biznesi, por edhe për hapjen e kompanive të ndryshme, industrive dhe sektorëve.

Klasifikimi vazhdon me “Edelman”, kompaninë e marrëdhënieve me publikun që vlerësohet e pasur me mundësi për zhvillimin e karrierës në një rrjet të madh ndërkombëtar.

“Booz & Company” është etiketuar si një kompani ku punojnë persona që i përkasin nivelit të parë, me liderët më të mirë të sektorit dhe me pika të forta hapjen ndaj sipërmarrjes dhe vullnetin për t’u përmirësuar në vazhdimësi.

Një hyrje e re në klasifikimin e këtij viti është zinxhiri i hoteleve “Fours Seasons” që ka si meritë, sipas punonjësve, krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe inovacion.

Te “Schlumberger”, kompania ndërkombëtare që furnizon me teknologji dhe përvojë klientët, që operojnë në sektorin e energjisë, punonjësit vlerësojnë aftësitë për të ofruar mundësi të pafundme për të bërë karrierë në një mjedis ndërkombëtar me mundësi për të jetuar në vende të ndryshme. Kompania e auditimit dhe e konsulencës “PricewaterhouseCoopers” vlerësohet për diversitetin e mundësive të vëna në dispozicion për të bërë karrierë.

Në fund të listës figuron edhe “Ernst & Young, që vlerësohet për hapjen në aspektin e fizibilitetit dhe të lëvizshmërisë.

Është edhe “Deloitte”, tek e cila punonjësit vlerësojnë mundësinë e menaxhimit të një skuadre në fillim të karrierës dhe mundësinë për t’u gjetur në mjedise gjithmonë të ndryshme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of