Covid-19 ka kthyer në sfidë sigurimin e produkteve dhe shërbimeve në kushtet e distancimit social. Një aktivitet nga komuniteti inovator shqiptar, që po zhvillohet përgjatë fundjavës, ka në fokus pikërisht këtë sfidë, duke synuar të mbështesë ekonominë në këtë situatë të vështirë.
Më shumë se 200 individë entuziastë iu bashkuan “Hack the Crisis – Albania”, një ngjarje virtuale për inovacionin, i referuar gjithashtu si “Hackathon”, që po organizohet plotësisht nga distanca, duke përdorur teknologjinë e fundit të videove dhe platformat e bashkëpunimit në internet.
Projekti BE për Innovation në Shqipëri në partneritet me Crazytown / Finland & Coolab / Albania, si organizatorë dhe mbi 30 institucione partnere kombëtare dhe ndërkombëtare dhe 40 mentorë, kushtuan kohën dhe burimet e tyre për të mbështetur ekipet pjesëmarrëse. Më shumë rreth tyre mund të mësoni nga faqja zyrtare e hackathon: www.coolab.al/hackthecrisis/
“E gjithë bota është në këtë bashkë”, deklaroi Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, në fjalën e tij përshëndetëse gjatë hapjes së hachakthon, në datë 3 Prill ora 17.00, duke theksuar më tej se “Bashkë-krijimi, bashkë-zhvillimi dhe bashkë-hartimi me mjete virtuale – siç është bërë në këtë Hackathon – është një mundësi për të na bashkuar në këto ditë të “distancimit shoqëror”.
Fjalë inkurajuese për ekipet pjesëmarrëse erdhën edhe nga ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi: “një ide konkrete, e zbatueshme dhe e shkëlqyer e juaja, nuk do t’ju garantonte jo thjesht një çmim, por mbi të gjitha mund të ndihmonte në lehtësimin e situatës, të mbështeste njerëz të kategorive dhe nevojave të ndryshme dhe na bënte të gjithëve fitues. Jam mjaft optimist dhe shpresë-plotë që kjo ngjarje të ketë ndikim të madh!
Propozimet dhe idetë më të mira si n produkte apo shërbime do të përzgjidhen të dielën, 05. Prill nga një juri e përbërë nga: Sara Usinger / EU për Inovacion, mundësues i ekosistemit, Toni Pienonen / partner – themelues i Crazy Town Oy, Finlandë, Florensa Haxhi / Njësia e Programeve për Zhvillim dhe Bashkëpunim , në Zyrën e Kryeministrit, Bora Muzhaqi / Këshilltare e Z. Eduard Shalsi: Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Arjan Ymeri /Drejtor Ekzekutiv i OFICINA| Entepreneurship & Innovation Lab.
Tre skuadrat më të mira do të vlerësohen me çmime në vlerë monetare dhe çmime plotësuese / shërbime të ofruara nga organizatorët, për të zhvilluar më tej zgjidhjet e tyre dhe për t’i sjellë ato në veprim , për t’i vënë në jetë sa më shpejt të jetë e mundur. Grand Finale, shfaqja e 10 zgjidhjeve më të mira dhe shpallja e tre skuadrave fituese do të zhvillohet të Dielën 5 Prill; në orën 17.00. Finalja do të ndiqet edhe drejtpërdrejt nëpërmjet në mediat sociale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.