Konçensione për sterilizimin/ Padia e parë në SPAK për zyrtarët e lartë (dokumenti)

23/12/2019 1:16 PM 0 komente

Organizata Nisma Thurje ka dorëzuar sot pranë SPAK, Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kallëzim penal për disa zyrtarë të lartë, që siç bëjnë me dije janë të përfshirë në procesin e dhënies me koncesion të procesit të sterilizimit.

“Mendojmë se duhet hetuar edhe nëse mënyra se si është parashikuar paketimi i seteve në kontratë ka ndikuar në rritjen artificiale të seteve të përdorura. Shumë mjekë kanë ngritur shqetësimin se ndarja e seteve nuk i përshtatet mirë diversitetit të nevojave të operacionit, dhe shpesh i detyron ata të hapin disa sete të sterilizuara vetëm për një instrument kirurgjikal, çka mund të jetë jo efiçente, duke krijuar kosto të panevojshme për buxhetin e shtetit.

Dyshojmë se ky planifikim jo i mirë ka ndikuar që vetëm në katër vitet e para shteti të paguajë 36 milion euro mbi vlerën fillestare të parashikuar në kontratë. Nëse rritja vazhdon me këto ritme në përfundim të kontratës vlera e saj mund të rritet deri në 70% mbi vlerën fillestare, pa kaluar asnjë procedurë kontrolli apo rishqyrtimi”, thuhet ndër të tjera në padi.

“Kemi dyshime të logjikshme se ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kërkojmë SPAK të fillojë hetimin që nga ish-ministri Beqaj dhe te të gjithë zyrtarët e tjerë, të përfshirë në këtë aferë, që në këndvështrimin tonë ka arsye për të parë se ka dëmtuar buxhetin e shtetit. Ne nuk jemi vend i varfër, por i vjedhur, pasi në 30 vite nuk është ndëshkuar askush. Zyrtarët kanë abuzuar me qytetarët, kanë pas institucione, që ndëshkonin vetëm shqiptarët, por jo ata. Sot kemi ardhur për t’i kërkuar prokurorisë që ta justifikojë besimin tonë”, tha Endri Shabani nga Nisma.

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of