Koncert për të prekurit nga tërmeti/ Shkëlzen Doli bashkë me anëtarët e filarmonisë së Vienës

22/12/2019 11:52 AM 0 komente

Violinisti Shkëlzen Doli do t’i kushtojë tingujt e violinës së tij të prekurve nga tërmet i 26 nëntorit.

Ai së bashku me anëtarë të Filharmonisë së Vjenës dhe me mbështetje të Ambasadës shqiptare në Austri, do të organizojnë këtë koncert bamirësie më 30 dhjetor në Ehrbar Saal në Vjenë. Donacioni nga biletat fillon nga një minimum prej 30 dhe 50 euro për person.

Të gjitha këto donacione do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në portalin e-albania.

Të trembëdhjetë anëtarët e Filharmonisë së Vjenës, menjëhërë pas ftesës së violinistit Doli u treguan menjëherë të gatshëm për t’i mbështetur njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Ata janë angazhuar që ky koncert të jetë po aq dinjitoz sa një minikoncert i para tradicionalit të Vitit të Ri, duke përfshirë në të Valse dhe Polka nga dinastia Strauss.

Kjo është një thirrje shqiptaro-vjeneze, që nëpërmjet artit fton të gjithë publikun që ka mundësi të jetë në sallë pak para ndërrimit të viteve, për t’u solidarizuar së bashku, por edhe për të shijuar tingujt magjikë e virtuozë nga anëtarët e një ndër orkestrave më të mira në botë, në kryeqytetin evropian të muzikës klasike.

Top Channel

https://www.eventbrite.com/e/charity-concert-for-the-victims-of-the-earthquake-in-albania-tickets-86802202725?fbclid=IwAR0kkab-hxNAYCnfG48mbqpvCKFvcB3xmXt8kcRYwlJP3lr9oxmp_v5y6Vg

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of