Vetëm nga problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar, taksapaguesit do të duhet të paguajnë edhe 240 milionë euro më shumë gjatë viteve në vijim, si shtesa për 5 PPP-të në shëndetësi, infrastrukturë dhe integrimin e menaxhuar të mbetjeve, ose 30% më shumë se varianti fillestar
Qeveria është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për periudhën 2015-2032, për të cilat do të duhet të paguajë në total 2 miliardë euro, që do të vijnë nga paratë e mbledhura nga taksapaguesit. Por, teksa këto kontrata janë në vitet e para të zbatimit, shumë probleme po shfaqen. Shpejtësia dhe intensiteti me të cilin u miratuan ato përgjatë katër viteve të fundit po rezulton se ka sjellë gabime në llogaritje e parashikime, që po detyrojnë derdhjen e parave shtesë nga taksapaguesit.
“Monitor” ka përllogaritur se vetëm për pesë koncesione: Inceneratori i Tiranës, Sterilizimi, Laboratorët, rruga Milot-Balldre dhe Check up, buxheti do të duhet të paguajë rreth 240 milionë euro shtesë për punë të paparashikuara, apo shërbime të pakryera, duke e rritur në total vlerën e këtyre kontratave me 30%, nga rreth 790 milionë euro në 1 miliardë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.