Konferenca e solidaritetit: Turizmi është i aftë të rimëkëmbet më shpejt se sektorët e tjerë nga fatkeqësisë

14/01/2020 10:48 AM 0 komente

Po zhvillohet sot në Tiranë konferenca e titulluar “Turizmi për solidaritet dhe qëndrueshmëri” e organizuar nga Ministria e Turizmit dhe “World Turism Organization” (UNËTO).

Kjo konferencë merr shkas nga pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit që Shqipërinë, veçanërisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Turizmit tha se turizmi në botë është një sektor me shumë të ardhura për ekonominë. Si shtoi se rindërtimi kërkon kohë ndaj duhet të ndahet informacion i saktë që të parandalohet keqkuptimi. “Turizmi është i aftë të rimëkëmbet më shpejt se sektorët  e tjerë nga fatkeqësisë”.

Ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi tha se 6.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 2019. Objektiv është arritja e 10 milionë turistëve. “Duhet të harmonizojmë politikat në bashkëpunim me palët për t’iu përgjigjur këtij objektivi. Prezenca e operatoreve me ndikim tregon se sërish do të kemi një sezon të ri të suksesshëm”, tha z.Klosi

Ai shtoi se duhet që politikat turistike dhe dimensionet e promovimit rajonal t’i kemj të përbashkëta, pasi i kemi të përbashkëta historinë, natyrën, gatimin. “Ne si rajon mund të jemi një paketë rajonale që do të ketë sukses të garantuar.

Në konferencë u sollën dhe përvoja të tilla si është përballuar falimentimi i kompanisë së turizmit Thomas Cook, apo përmbytjet në ishujt grek.

Turizmi ishte sektori që po rritej me ritme në të shpejta në vend gjatë dy viteve të fundit dhe mori një goditje të fortë nga tërmeti, që ishte i fuqishëm në zonën e Durrësit, ku janë përqendruar dhe investimet më të mëdha në këtë fushë.

Të dhënat e INSTAT treguan së për 9 muajt e parë të këtij viti për hotele ishin dhënë leje ndërtimi me vlerë rreth 100 milionë euro, me shumëfishim nga vitet e mëparshme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of