Konfindustria shpreh shqetësimin për vonesat e paarsyetuara dhe deri në pengesat ligjore të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, që po vështirësojnë dhe pengojnë krijimin e Tregut MbarëKombëtar 7 milionësh si një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e gjithë qytetarëve shqiptare, sipas nje njoftimi zyrtar per shtyp.
Konfindustria merr shkak për shqetësimin e mësipërm nisur nga vendimet e fundit të marra nga qeveritë e 2 shteteve shqiptare, që jo vetëm nuk po shkojnë drejt krijimit të një tregu të përbashkët, por përkundrazi të çojnë drejt një mbyllje të tregjeve të vendeve respektive. Përmendim vendimet e njëpasnjëshme të marra nga Shqipëria dhe Kosova brenda harkut kohor më të shkurtër se 1 vjecar me natyrë proteksioniste në fushën e tregtisë së prodhimeve bujqësore, në fushën e prodhimit të çimentos, etj.
Konfindustria vlerëson, se mungesa e bashkërendimit të legjislacioneve të Shqipërisë dhe Kosovës në fushën ekonomike dhe për më shumë vendimet me natyre proteksioniste zhvleftësojnë dhe ulin efektivitetin edhe të investimeve të mëdha të perbashketa ne infrastrukturen rrugore me nje shifer prej afer 2 miliard euro, duke i dhenë nje barrë shtesë ekonomise dhe mireqenies se qytetareve shqiptare.
Konfindustria vlereson se Tregu Kombetar 7 milionesh Shqiptar eshtë jetik për zhvillimin ekonomik në afatgjatë sidomos në kushtet e pasojave të krizës globale që ka prekur pa përjashtim dhe shtetet shqiptare. Eshtë krejtësisht e pamundur, që industria vendore e të gjithë sektorëve të mbijetoje në vende me tregje të vogla dhe varfëra sikurse është janë tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.