Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, MSH: Qytetarët të ruajnë qetësinë

09/03/2020 7:12 AM 0 komente

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy të prekur babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe nuk paraqet komplikacione.

“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet. MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra”, thuhet në njoftimin e MSH.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of