Konfliktet tregtare, civile apo familjare tani mund të zgjidhen “miqësisht” edhe pa qenë e nevojshme për t’iu drejtuar gjykatës. Janë 51 persona që janë licencuar deri tani nga Ministria e Drejtësisë për të ushtruar detyrën e ndërmjetësit.
Takimi i parë i zhvilluar mes tyre dhe i organizua nga USAID në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë shënon fillimin e përpjekjeve për ngritjen e një dhome kombëtare.
Ndërmjetësi shërben si një zgjedhje që redukton procedurat e gjata e të kushtueshme gjyqësore. Funksionon mbi bazën e vullnetit të lirë të palëve, që të arrijnë nga pozita të barabarta të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me bashkëpunim. Çështjet mund të jenë të civile, familjare, tregtare, madje edhe në disa raste edhe kundravajtje penale, por në pajtim me kërkesat ligjore për paanshmëri, konfidencialitet dhe transparencë. Zgjidhja e ndërmjetësuar përbën një mekanizëm më të shpejtë, më pak të kushtueshëm dhe më transparent jashtëgjyqësor për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeje
Ministria e Drejtësisë ka dhënë deri tani 51 licenca ndërmjetësimi në Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Elbasan,
Vlora, Korçë, Bilisht, Përmet, Gjirokastër, Koplik dhe Shkodër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.