Kongresi Amerikan certifikon Joe Biden si president

07/01/2021 9:46 AM 0 komente

Kongresi ka certifikuar Joe Biden dhe Kamala Harris si presidentin dhe zëvendëspresidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Votat elektorale u miratuan pasi Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve rrëzuan pretendimet e republikanëve ndaj votave në shtetet e Pensilvanisë dhe Arizonës.

Biden dhe zëvendëspresidentja Harris arritën kuotën e 270 votave që duhen për të fituar presidencën, pas numërimit të votave elektorale nga shteti i Vermontit.

Sesioni procedural normal i Kongresit u ndërpre të mërkurën kur mbështetësit e Presidentit Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit.

Seanca rinisi dhe vazhdoi gjatë gjithë natës, pasi ndërtesa u pastrua.

Nga përleshjet që ndodhën dje gjatë sulmit të Kongresin Amerikan nga mbështetësit e Donald Trump humbën jetën katër persona.

Një grua u vra nga të shtënat me armë nga një agjent i Kapitol, ndërsa tre të tjerë vdiqën nga urgjencat dhe ndërlikimet mjekësore./BBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of