Konkluzionet e financave të një mandati

29/05/2017 4:43 PM 0 komente
  • Arritja më pozitive e qeverisë së majtë ishte progresi në konsolidimin makroekonomik, i vlerësuar ky dhe në renditjet ndërkombëtare. Ndonëse borxhi publik vijon të mbetet i lartë, buxheti kaloi për herë të parë në suficit dhe treguesit makro erdhën drejt përmirësimit.
  • Pavarësisht përpjekjeve pozitive për konsolidim fiskal, ato kanë ardhur më së shumti si rrjedhojë e tkurrjes së shpenzimeve dhe sidomos në kurriz të investimeve kapitale, të cilat mund të konsiderohen një dështim. Në vitin 2016, ato ishin vetëm 4% të Prodhimit të Brendshëm bruto, niveli më i ulët që nga viti 1997, kohë kur vendi ishte në krizë për shkak të konfliktit civil që shpërtheu nga piramidat (shih grafikët).
  • Ndonëse fillimisht u deklarua se detyrimet e prapambetura ishin 72 miliardë lekë, në buxhetet e 2014 dhe 2015 rezultojnë të kthyera në total 51.5 miliardë lekë (33.9 miliardë lekë në 2014-n dhe 17.6 miliardë lekë në 2015-n). Askush nuk sqaroi se çfarë ishte diferenca prej rreth 20 miliardë lekësh. Për më tepër, akumulimi i detyrimeve të prapambetura u gjenerua sërish në rreth 31.5 miliardë lekë në mandatin e Rilindjes, për të njëjtat arsye që ishin krijuar dhe më parë.
  • Rritja e ndjeshme e taksave dhe faza e parë e dhunshme e aksionit anti-informalitet, jo vetëm nuk arritën të rrisnin të ardhurat në buxhet, por dhanë ndikim tepër negativ psikologjik te bizneset, duke çuar në frenimin e investimeve, që nga ana e tyre do të kishin gjeneruar më shumë punësim dhe të ardhura në buxhet, duke ua lehtësuar punën financave. Kthesa që nisi në muajt e parë të 2016-s solli gradualisht përmirësim të klimës, por vendi humbi dy vjet në një luftë pa sens me “mullinjtë e erës”.
  • Teksa qeveria u përqendrua te konsolidimi fiskal, pagat në sektorin publik nuk shënuan rritje dhe vetëm në buxhetin e 2017-s, një vit elektoral, u planifikua rritje. Edhe sektori privat, nën presionin e konsumit të dobët dhe rritjes së barrës fiskale nuk vlerësohet të ketë rritur pagat e punonjësve, një element i rëndësishëm për të nxitur qarkullimin në ekonomi.
    INSTAT njoftoi se në vitin 2016, paga mesatare mujore bruto ishte 45.845 lekë. Një vit më parë, më 2015, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri është 46.830 lekë. Më 2016, niveli i pagës mesatare bruto shënoi ulje vjetore me 2.1%, pas një rritje që kishte pësuar më 2015.
    Kjo ka bërë që konsumi përgjithësisht të qëndrojë i dobët, sidomos në vitin 2015, kur shënoi kulmin aksioni anti-informalitet.

monitor 782.indd

 

monitor 782.indd

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of