Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka marrë njoftim mbi përqendrimin nëpërmjet përfitimit të kontrollit indirekt të Tirana International Airport Sh.p.k nga kompania kanadeze Public Sector Pension Investment Board, pasi kjo e fundit ka blerë kompaninë gjermane Hotchtief Airport GmbH, që sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ka 47% të aksioneve (shumicën) e Tirana International Airport.
Në datën 6 Qershor 2013, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të “Marrëveshjes për shitjen e aksioneve”, të nënshkruar ndërmjet palëve (“World Airport Partner s GmbH & Co.KG“ në cilësinë e blerësit dhe “Hochtief Aktiengesellschaft” ” në cilësinë e shitësi t me objekt transferimin e 100% te aksioneve të “Hotchtief Airport GmbH” në cilësinë e shoqërisë target ) më datë 7 Maj 2013, me pasojë përftimin e kontrol lit indirekt të Tirana International Airport Sh.p.k nëpërmjet përft imit të 47% të kuotave të kësaj të fundit.
Veprimtaria e palëve pjesëmarrëse në përqendrim ësh të si vijon: –
Tirana International Airport Sh.p.k (TIA): përfshin në fushën e veprimtarisë , projektimin, finanacimin, ndërtimin, vënien në punë, mirëmbajtjen, kryerjen, administrimin dhe zhvillim in e Aeporportit TIA;
– World Airport Partners GmbH & Co.KG : është një shoqëri bashkëpunimi gjermane e cila funksionon si mekaniz ëm investimi ad hoc për llogari të shoqërisë mëmë Public Sector Pesio n;
-Hochtief Aktiengesellschaft : është një shoqëri gjermane dhe aksionere e 100% të kapitalit themetar të shoqërisë Target;
-Hotchtief Airport GmbH : është një shoqëri investitore dhe dministratore private industriale aeroportesh, shoq ëria ka një portofol me pjesëmarrje në aeroportet e Athinës, Bu dapestit, Deyseldorf, Hamburgut, Sidnei dhe Tiranës;
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transa ksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10, pika 1, shkronja b dhe 12, p ika 1 të Ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.
Shitja
Hochtief AG (HOT), kompania më e madhe gjermane e ndërtimit, ka rënë dakord në fillim të majit që të shesë divizionin e saj të aeroporteve tek ‘Public Sector Pension Investment Board’ i Kanadasë, teksa do ta ngushtojë fokusin e aktivitetit në ndërtim.
Marrëveshja e vlerëson biznesin, që ka aksione në aeroportet e Athinës, Budapestit, Dyseldorfit, Hamburgut, Sidneit dhe Tiranës, në rreth 1.5 miliardë euro dhe Hochtiefdo të marrë 1.1 miliardë euro, teksa disa aksione janë mbajtur nga partnerët e saj, tha kompania në një deklaratë.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Marcelino Fernandez Verdes, që e mori drejtimin në nëntor dhe vjen nga aksionari i shumicës Actividades de Construccion & Servicios SA i Spanjës, po e kthen strategjinë që po ndiqej prej një dekade të zgjerimit në shërbime. Hochtief, po kërkon gjithashtu që të shesë njësinë e saj të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
Koncesionari i Rinasit
Që prej datës 23 prill 2005, Tirana International Airport “Nënë Tereza” menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e quajtur Tirana International Airport SHPK (TIA). Si një firmë konçensionare TIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e aeroportit për 20 vjet.
Tirana International Airport është një kompani në pronësi të HOCHTIEF AirPort, një nga liderët e investitorëve privatë të aeroporteve në botë, Deutsche Investitions- und Enwicklungsgesellschaft (DEG), një anëtare e grupit KfW e cila është e specializuar në financimin e investimeve të koorporatave dhe infrastrukturave në Europë si dhe gjithashtu në financimin e eksporteve, projekteve afatgjata dhe investimeve të kompanive europiane jashtë vendit, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN), një kompani investuese krijuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.