Insitituti anglez i arkitektëve Royal ka publikuar listën me emrat e kandidatëve finalë për çmimin “Prize 2016”.
Ashtu siç mund të kuptoni edhe nga emri i tij, ky konkurs e largon vëmendjen nga Mbretëria angleze dhe i ka dhënë mundësinë e pjesëmarrjes arkitektëve nga shtete të ndryshme të botës si Meksika, Azerbajxhani, Franca, Peruja, Norvegjia dhe madje është shtrirë deri në ishujt Azores të Islandës në Oqeanin Atlantik.
Në listën finale të arkitektëve janë përfshirë dy qendra bashkëkohore arti, një ndërtesë përkujtimore për të gjithë të rënët e luftës, një sallë koncerti minimaliste brenda Rrethi Arktik, një muze arti dhe godina e një universiteti model teknologjie në Amerikën e Jugut.
Pas një inspektimi të gjatë që iu bë secilës prej godinave të mësipërme nga juria përkatëse gjatë verës, lista paraprake me 30 godinat më të mira u shkurtua vetëm në ato të mësipërmet.
2016 është viti i parë që ky çmim del nga kufinjtë e Anglisë dhe do ndahet ndërmjet shteteve të ndryshme të botës. Në këtë konkurs do të vendosen edhe kriteret bazë për të ndërtuar një godinë sipas standardeve më të mira bashkëkohore, ku secila prej godinave do të sjellë edhe risitë e saj në fushën e ndërtimit dhe rolin që secila prej tyre luan për njerëzit, duke i vënë një rëndësi të madhe anës funksionale të këtyre ndërtesave.
Përpara shpalljes së fituesit, secila prej godinave të përzgjedhura do të vizitohet sërish nga juria profesionale e cila drejtohet nga Lordi Richard Rogers, i njohur botërisht për dizenjimin e Millennium Dome në Angli dhe Qendrës Pompidou në Francë.
Fituesi i konkursit do të shpallet më 24 nëntor 2016.
Më poshtë do të gjeni listën me emrat e finalistëve dhe veprat e tyre:
Arquipelago- Qendra bashkëkohore e artit nga arkitekti João Mendes Ribeiro
Qendra Heydar Aliyev – Baku, Azerbajxhan – nga arkitektët Zaha Hadid, DiA Holding
Qendra e koncerteve Stormen – Bodo, Norvegji – Firma e arkitektëve DRDH
Rrethi i Kujtesës – Ndërtesë përkujtimore për të rënët e luftës – Ablain-Saint-Nazaire
UTEC – Universiteti i Inxhinierisë dhe Teknologjisë – Lima, Peru – Arkitektët Grafton dhe Shell
Muzeu Jumex – Meksikë – Arkitektët David Chipperfield dhe Taller Abierto