Në bazë të vlerësimeve zyrtare janë mbi 500,000 ton ushqime me prejardhje shtazore e bimore që janë konfiskuar brenda vitit 2012. Këto ushqime janë konfiskuar dhe janë shkatërruar për shkak të kalimit të afatit të përdorimit. Në bazë të të dhënave zyrtare, konsumatorët kosovarë rrezikohen nga ushqimi që ka cilësi dhe prejardhje të dyshimtë. Valdet Gjinovci, kryetar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, thotë se nga kontrollet që janë ushtruar janë evidentuar sasi ushqimesh që iu ka kaluar afati i përdorimit, që janë konfiskuar dhe shkatërruar. Ai garanton konsumatorin se tregu është në kontroll të vazhdueshëm nga inspektorët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.