Ekonomia e Britanisë rezultoi me më shumë vrull se sa ishte vlerësuar më parë në tremujorin e parë, nxitur nga shpenzimet e konsumit dhe investimet e korporatave.
Produkti i brendshëm bruto u rrit 0.4 për qind,tha Zyra e Statistikave Kombëtare në Londër, duke rishikuar shifrën e saj të mëparshme prej 0.3 për qind. Një raport i veçantë tregoi se defiçiti i llogarisë rrjedhëse u ngushtua në 26.5 mld paund (41.7 mld dollarë), ose 5.8 për qind e PBB-së.
Ekonomia është rritur për nëntë tremujorë radhazi teksa një periudhë me inflacion shumë të ulët nxiti kërkesën e brendshme, edhe pse rimëkëmbja mbetet e pabarabartë me tregtinë neto duke vazhduar të veprojë si pengesë. Teksa kriza e borxhit të Greqisë trazon Evropën, Kancelari i Thesarit George Osborne tha se ndikimi i mundshëm i daljes greke nga zona e euros nuk duhet të nënvlerësohet.
Banka e Anglisë ka emetuar më parë një paralajmërim për hendekun e llogarisë korrente, duke thënë në prill ajo mund të, ‘në rrethana të vështira, shkaktojë një përkeqësim në besimin e tregut.’ Deficiti arriti në 5.9 për qind të PBB-së vitin e kaluar, me ritmet mëbtë shpejta që prej fillimit të regjistrimit të të dhënave në vitin 1948, dhe ekonomistët paralajmëruan se shifra e tremujorit të parë shënon tepër e lartë për të mos u shqetësuar.