Konsumi dhe eksportet ndihmojnë në rritjen e ekonomisë më të madhe në eurozonë

22/11/2019 9:53 AM 0 komente
Konsumi dhe eksportet ndihmuan ekonominë gjermane të qëndronte ‘mbi ujë’ në tremujorin e tretë, kur papritur pati një zgjerim modest për të shmangur një recesion.

Rritja e shpenzimeve të qeverisë dhe familjeve u përshpejtua, ndërsa eksportet u zmbrapsën pas një rënie të madhe, sipas shifrave të botuara të premten. Kjo ishte e mjaftueshme për të kompensuar rënien më të madhe në investimet e makinerive dhe pajisjeve në më shumë se gjashtë vjet dhe për të ndihmuar ekonominë të regjistronte rritjen 0,1%.

Shpenzimet e konsumatorit u ndihmuan nga fitimet e mëdha në paga, të cilat tejkaluan inflacionin, duke shtuar efektin e besimit pozitiv nga papunësia e ulët. Ndërsa pasiguria nga tensionet e tregtisë globale ka bërë që kompanitë të hezitojnë të shpenzojnë, rënia e madhe e investimeve në tremujorin e tretë reflektoi efektet e njëanshme nga shpenzimet qeveritare. Shpenzimet e përgjithshme të qeverisë ishin pozitive për tremujorin, me rritje prej 0.8% nga 0.6%.

/BLOOMBERG

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of