Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit që lamë pas numri i të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta në ministri dhe në institucione të pavarura ishte 1.886, ose 613 më shumë sesa në vitin paraprak. Situatë e njëjtë qëndron edhe me institucionet e nivelit lokal, të cilat numrin e të angazhuarve me marrëveshje për shërbime të veçanta e kishin 2.929, që krahasuar me vitin 2016 kemi një rritje prej 1.553, shkruan Gazeta “Zëri”
Në fund të vitit që lamë pas numri i të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta në institucione qendrore, lokale, por edhe të pavarura ka arritur në 4815, ose hiç më pak se 2166 të punësuar më shumë sesa në vitin paraprak.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.