Kontratat e porosive në eksport futen ne cikël rënës, bien për të tretin tremujor radhazi në tetor-dhjetor 2016

17/01/2017 8:39 AM 0 komente

Treguesit zyrtarë për ecurinë e ekonomisë këtë fillim po vijnë paradoskale, teksa shihet se bizneset kanë rritur pritshmëritë për prodhimin me mbi 33 pikë përqindje, por nga a tjetër kanë pohuar një rënie drastike të kontratave të porosive si për tregun e brendshëm ashtu edhe ne eksporte.

Në vrojtimin e fundit të indeksit të besimit, bizneset presin një rritje domethënëse të pritshmërive të prodhimit në tremujorin e parë, por nga ana tjetër pohuan se kontratat e porosive në eksport kanë rënë  me 6.6 pike përqindje në tremujorin e katërt të 2016, ku për të njëjtën periudhë kanë pohuar një rritje të prodhimit me 7.9 pikë përqindje.

Kontratat e porosive që janë treguesi me i hershëm i ecurisë së eksporteve, kane pësuar rënie për të tretin tremujorin radhazi në tetor-dhjetor 2016. Kjo rënie i dedikohet sektorit të industrisë ku përfshihet nxjerrja e naftës, fasoni dhe agropërpunimi.

Për shkak të kushteve jo shumë të favorshme të krijuara nga kursi i këmbimit, ulja e konkurueshmërisë dhe çmimet jo të favorshme në tregjet ndërkombëtare i kanë bërë eksportet shqiptare të naftës dhe agropërpunimit më të dobëta vitrina e kaluar, teksa shihet një ecuri më pozitive me rritje gati me 20 për qind e eksporteve nga fasoni.

Rënie të kontratave të porosive ka pohuar edhe sektori i ndërtimit. Balanca vijon të jetë negative me -38 pikë përqindje.  Rritja e çmimeve, nga njëra anë dhe mungesa e burimeve të financimit nga ana tjetër i ka bërë të brishta kontrata e porosive edhe në ndërtim.

Edhe pse treguesi i besimit në ekonomi u përmirësua në tremujorin e fundit 2016, bizneset kanë raportuar rënie të fortë të porosive të reja në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke lajmëruar kështu se dobësitë në konsum do të vijojnë edhe në periudhë afatmesme.

kontratat e porosive industria

kontratat e porosive ndertimi

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of