Nuk janë vetëm protagonistët e mëdhenj të një spoti të parezistueshëm televiziv. Karamelet Ricola janë product i materialeve të para të zgjedhura me kujdes. Sidomos barërat, rritur në gjashtë kopshte në malet zvicerane duke ndjekur parimet e bujqësisë organike. Parajsa të vërteta aromash dhe ngjyrash, gjashtë të lashtat ofrojnë pikënisjen për shëtitje që prekin të gjitha shqisat, të përsosur për të dashuruarit me botanikën, apasionantët e eskursioneve në male, por edhe për ata që nuk preferojnë të ecin shumë. Të lulëzuara nga maji në shtator, ofrojnë një natyrë mahnitëse, që ju bën të zbuloni boten e trembëdhjetë bimëve Ricola.
Në Laufen, në peizazhin simpatik të Giura, ju mund të niseni nga Nenzlingen, një vend i rrethuar nga pemë qershie, kodra, pyje, livadhe, fusha, dhe në vetëm 15 minuta të arrini në kopshtin e barishteve. Një shëtitje e lehtë përgjatë një rruge të asfaltuar dhe më pas në rrugën që shkon përgjatë kurrizit të ‘Blauen’ të Giura, përshkruar nga pamjet e këndshme të kodrave. Dhe vlerësuar edhe nga alpinistët më të devotshëm, rruga më piktoreske përgjatë maleve Giura fillon nga Passëang, pikë panoramike në lartësi prej 1.204 metrash, për të vazhduar në drejtim të Laufen, ku gjendet edhe ‘vendlindja’kryesore e Ricola.
Pikat më mahnitëse janë Vorderer Erzberg, Hohe Ëinde dhe Grindel, deri në Trogberg. Këtu ju mund të relaksoheni me kënaqësi në kopshtin me aroma ndjellëse, përpara panoramës fantastike të Hohe Ëinde, që sapo keni kaluar. Bsrishtet, lulet dhe pamja, një nga më mbresëlënëses përgjatë ju bëjnë të harroni mundin e të ecurit, që kërkon të përpiqeni për rreth një orë e gjysmë. Po aq mahnitëse është pamja që shijoni nga kopshti i Kleëenalp, në kantonin Nidëalden, në një lartësi prej 1600 metra: mbi Liqenin e Lucerna dhe maleve rrethuese.
Lehtësisht e arritshme me teleferik nga Beckenried, është pika e fillimit të shumë shtigjeve dhe aktiviteteve rekreative. Për të mos humbur në asnjë rast është kultivimi i Kandersteg, vendosur në Kander skenik në Oberland, rajoni që pret Öschinensee, e Blausse, Gemmi Blüemlisalp dhe që përshkohet nga disa prej shtigjeve më të bukura në Zvicër.
Këmbësorët me më pak përvojë mund të zgjedhin kopshtin e barishteve të Zermatt ku mund të arrini në vetëm 15 minuta. Nisesh nga qendra e Zermatt drejt Ëeiler Blatten të qetë, përmes livadheve të mbushura me lule erëmirë dhe fushat e mbuluara me trumzë të egër. Sfondi piktoresk plotësohet me një kishëz të vogël, një han komod malore dhe kurorën e kreshtave të maleve, dominuar nga Cervino.
Edhe më pranë gjendet kopshti Pontresina, destinacion popullor turistik i Engadine që skiatorët, alpinistët, eskursionistët dhe familjarët e preferojnë shumë në verë dhe dimër. Ai është i vendosur në drejtim të Roseggtal, pas një shëtitje të shkurtër në qendër. Në kopshtet Ricola mund të nuhasni dhe prekni 13 bimë që Emil Richterich, themeluesi i kompanisë, ka përzier për herë të parë në verën e vitit 1940. Përderisa këto bimë janë të njohura për të gjithë, receta e sheqerit të shtuar mbetet një sekret i ruajtur me shumë kujdes .