Koreja e Jugut është bërë ekonomia e parë aziatike që ka rritur normat e interesit që kur filloi pandemia e koronavirusit.
Banka e Koresë rriti normën bazë të interesit nga një nivel i ulët prej 0.5% në 0.75%.
Rritja synon të frenojë borxhin e familjeve dhe çmimet e shtëpive, të cilat u rritën muajt e fundit.
Kjo është hera e parë në tre vite që Banka e Koresë rrit normën e saj të interesit.
Bankat qendrore në të gjithë botën po përgatiten të fillojnë çmontimin e politikave të tyre të epokës pandemike që kanë marrë masa stimuluese emergjente pasi ekonomitë u mbyllën për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.
Shumica e vendeve që kanë rritur koston e huamarrjes deri më tani janë pjesë e ekonomive në zhvillim, që kanë parë një përshpejtim të inflacionit ndërsa kërkesa për mallra dhe shërbime është rimëkëmbur.
Në Azi, javën e kaluar Sri Lanka u bë vendi i parë në rajon që rriti normat e interesit.
Gjithashtu në rajonin Azi-Paqësorit javën e kaluar, Zelanda e Re pritej të bëhej ekonomia e parë e zhvilluar që do të rriste normat pas krizës së koronavirusit. Por, një ditë para se të shpallej vendimi i politikës monetare, kryeministrja Jacinda Ardern vendosi vendin një një bllokim mbarëkombëtar./BBC