Koreja e Jugut do t’i japë përparësi vaksinimit kundër koronavirusit të atletëve olimpikë para udhëtimit të tyre në Japoni, për Lojërat Olimpike të Tokios – konfirmoi për CNN të mërkurën, Komiteti Olimpik për Sportin Korean. Vendi ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të shkurtit.
Për momentin, vaksinimet kundër koronavirusit duke u bërë për punonjësit e shëndetësisë në frontin e parë dhe ata që punojnë në strukturat e kujdesit shëndetësor. Vaksinimi për popullsinë do të nisë në korrik, sipas Agjencisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut (KDCA)
KDCA po bën një përjashtim për atletët olimpikë që do të udhëtojnë në Japoni “për shërbim publik”. Agjencia konfirmoi se do të lejojë edhe vaksinimin për vizitorët në udhëtime të shkurtra për punë qeveritare ose biznesi jashtë vendit. Megjithatë, detajet si data e administrimit dhe numri i personave që do të vaksinohen nuk janë përcaktuar ende.
KDCA njoftoi se punonjësit e rëndësishëm qeveritarë dhe të biznesit mund të nisin të aplikojnë më 17 mars. KDCA dhe ministritë përgjegjëse do të shqyrtojnë aplikimet, sipas zyrtarit të lartë të Shëndetësisë, Yoon Tae-ho. Lojërat Olimpike të Tokios u shtynë me një vit për shkak të pandemisë. Ato parashikohen të zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht.
Burimi: CNN