IDC: Ndërprerje në zinxhirin e furnizimit për muaj me radhë. Për shoqërinë e kërkimeve dhe analizave, Canalys, shitjet e telefonave në Kinë mund të zbresin me 50% në tremujorin e parë 2020. Sipas analistëve mund të ketë vonesa edhe në daljen në treg të pajisjeve të reja të bazuara në 5G…
Epidemia e Koronavirus rrezikon të sjellë pasoja dramatike në shitjet e smartphone-ve në Kinë. Sipas të dhënave të reja të publikuara nga IDC, mund të regjistrohet një rënie më shumë se 30%të njësive të shpërndara në tremujorin janar–mars.
Analistët pohojnë se Kina, tregu më i madh në botë për telefonat inteligjentë, mund të pësojë atë që cilësohet si “efekti Black Swam” (“mjellma e zezë”, një ngjarje e jashtëzakonshme me pasoja të paparashikueshme) në gjysmën e parë të vitit kinez për shkak të virusit, i cili deri më tani i ka marrë jetën më shumë se 1 mijë personave në vend.
“Epidemia e Koronavirusit ka sjellë pasoja edhe në sezonin e blerjeve të vitit të ri kinez në fund të janarit dhe ne presim efekte negative edhe në muajt e ardhshëm” – pohuan analistët e IDC. “Për ne, shitjet e smartphone-ve në Kinë do të bien më shumë se 30% në tremujorin e parë 2020, krahasuar me tremujorin e parë 2019. Koronavirus do të sjellë paqartësi edhe në planet e prezantimit të pajisjeve të reja, në zinxhirin e furnizimit (supply chain) dhe në kanalet e shpërndarjes, në afat të mesëm dhe në afat të gjatë”- thanë analistët.
Produktet e reja në vendnumëro, vështirësi edhe për 5G
Në fillim të muajit shkurt, shoqëria e kërkimeve Canalys vlerësoi që shitjet e smartphone-ve në Kinë mund të ulen deri në 50% midis tremujorit të fundit 2019 dhe tremujorit të parë2020.“Shitësit e pajisjeve teknologjike mund të ndalin aktivitetet e marketingut. Vështirë që ata të përqendrohen në produkte të reja, duke përfshirë edhe pajisjet 5G” – shkruajnë ekspertët e Canalys.
Sipas vlerësimeve të IDC, në Kinë, në vitin 2019 janë shitur 369 milionë smartphone,me një rënie 7,5% me bazë vjetore, për shkak të ngopjes së tregut dhe ngadalësimit të shitjeve të smartphone-ve 4G. Koronavirus mund t’i japë goditjen finale tregut të smartphone-ve. Analistët pohuan që epidemia e Koronavirus mund të ngadalësojë në përgjithësi planet e Kinës për rrjetin 5G.