Koronavirus, studimi mbi vdekjet në Itali: mosha mesatare 81 vjeç, vuanin nga 2 ose 3 sëmundje të tjera

06/03/2020 9:42 AM 0 komente

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali është 81 vjeç, dhe më shumë se gjysma e viktimave kanë vuajtur nga 2 ose 3 sëmundje të tjera. Këtë e konfirmon një studim i kryer nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, të dhëna këto të gjetura edhe më herët në Kinë, aty ky shpërtheu virusi.

Më shumë se gjysma e personave që kanë vdekur në Itali janë mbi moshën 80 vjeç. Raporti ka marrë në studim 73 persona që humbën jetën në Lombardi, 21 në Emilia Romagna, 7 në Veneto dhe 3 në rajonin e Marche dhe bazohet në të dhënat e nxjerra duke plotësuar një pyetësor të zhvilluar posaçërisht me qëllim zbulimin e rasteve të vdekjes.

Mosha mesatare e viktimave është 81 vjeç, rreth 20 vjet më e lartë se mosha mesatare e pacientëve burra që preken nga virusi, dhe 28 vjet të grave, shkruan IlSole24ore.

42,2 për qind e vdekjeve i përkasin grupmoshave midis 80 dhe 89 vjeç, ndërsa 32.4 për qind ishin midis 70 dhe 79, 8.4 për qind midis 60 dhe 69, 2.8 për qind midis 50 dhe 59 dhe 14.1 për qind mbi 90 vjet.

Gratë që kanë vdekur nga virusi janë në moshë më të madhe se burrat. Gratë me moshë mesatare 83.4 vjeç, ndërsa burra me moshë mesatare 79.9 vjeç.

Hipertensioni, sëmundja e zemrës dhe diabeti janë patologjitë më të zakonshme

15.5 për qind e personave që kanë vdekur kishin zero ose një sëmundje, 18.3 për qind kishin 2 sëmundje dhe 67.2 për qind kishin 3 ose më shumë sëmundje. Patologjia më e përsëritur është hipertensioni (i pranishëm në 74.6% të viktimave), i ndjekur nga sëmundja ishemike të zemrës (70.4%) dhe diabeti (33.8%).

Koha mesatare nga fillimi i simptomave deri në shtrimin në spital ishte 5 ditë dhe koha mesatare mes shtrimit në spital dhe vdekjes ishte 4 ditë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of