Sektori i turizmit në Francë ka marrë një goditje pas shpërthimit të koronavirusit, sipas ministrit të financave të vendit, Bruno Le Maire.
“Ne kemi më pak turistë, natyrisht, në Francë, rreth 30%, 40% më pak seç pritej,” deklaroi ministri në G-20 në takimet e ministrave të financave dhe Guvernatorëve të Bankës Qendrore në Rijad të Arabisë Saudite.
“Ky është, natyrisht, një ndikim i rëndësishëm për ekonominë franceze,” tha ai.
Infeksioni i ri koronavirus u shfaq së pari në fund të vitit 2019 në qytetin kinez Wuhan, dhe deri më tani ka marrë jetën e mbi 2500 personve në Kinë.
Mes ndalimeve të udhëtimit dhe shtyrjeve të udhëtimit, kërkesa për udhëtime ajrore ka rënë, duke çuar në më shumë se 200,000 fluturime të anuluara.
Franca është një nga vendet më të vizituara në botë. Sipas Ministrisë së vendit për Evropën dhe Punët e Jashtme, 89.4 milionë vizitorë vizituan Francën në vitin 2018 dhe turizmi përbën gati 8 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Gjithashtu Franca mirëpret rreth 2.7 milion turistë kinezë cdo vit, tha Le Maire.
“Nuk do të jetë e njëjtë, natyrisht, në vitin 2020.”/CNBC