Koronavirusi në Itali, si paraqitet situata deri më tani

24/02/2020 3:14 PM 0 komente

Mbi 200 persona janë prekur, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të Koronavirusit në Itali. Zyrtarët deri më tani kanë izoluar 10 qytete, ndërsa paniku vazhdon të rritet. Kjo situatë e ka kthyer Italinë në epiqendrën e virusit në Europë dhe vendin e tretë të goditur nga virusi në botë, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

Nurmi i të prekurve u rrit në mënyrë të papritur, pasi vetëm në një ditë rezultuan mbi 100 të prekur. Pjesa më e madhe janë raportuar në Lombardi, rajonin që përfshin Milanin dhe Veneto, si dhe rajoni rreth Venecias. Llogaritet që 50 mijë njerzëve iu është kufizuar lëvizja. Në Milano, kryeqyteti i biznesit italian, muzetë, universitetet dhe shkollat ​​u mbyllën, ndërsa disa panaire të mëdha u shtynë dhe pritet që në ditën në vijim të vendosen më shumë kufizime.

Karnavalet e Venecias u anuluan dhe ndëshjet kryesore që parashikoheshin të mbaheshin ditën e Dielë u pezulluan.

Frika nga mungesa e ushqimit, bëri që të boshatisen në mënyrë histerike të gjitha supërmarketet, me njerëz që prisnin në radhë që në orën 5 të mengjesit.

Qeveria dërgoi 500 policë për të monitoruar kufijtë e të ashtuquajturës “zonë e kuqe”.

Shkollat, universitetet, muzetë, gjykatat janë mbyllur edhe në rajonet Emilia-Romagna, Friuli Venezia-Giulia, Piemonte dhe Trentino-Alto Adige. Kontrollet po bëhen veçanërisht të ashpra në Milano, ku gjithashtu bar-lokalet do të detyrohen të mbyllen midis orës 6 pasdite dhe 6 të mëngjesit dhe madje ceremonitë fetare në Duomo (katedralja e qytetit) nuk do të mbahen.

Gjithashtu shtetasit italiane po futen në karantika për kontrolle kur udhëtojnë përtej kufijve. Qeveria austriake ndaloi një tren që vinte nga Italia pasi dy pasagjerë të dyshuar u raportuan në bord.

Rreth 300 italianë aktualisht janë bllokuar në aeroportin e Ishujve të Mauritiusit, pasi udhëtarët që vijnë nga Veneto e Lombardia nuk lejohen të hyjnë brenda.

Komisioni Europian deklaroi se ishte i “shqetësuar” për Italinë dhe bëri thirrje për një “bashkëpunim më të fortë” midis shteteve anëtare. KE ka frikë se shpërthimi do të dëmtojë ekonominë italiane.

Nomura, një bankë investimesh japoneze, parashikon që PBB-ja italiane do të bjerë me 0,1% në vitin 2020 (qeveria italiane pret në vend të kësaj një rritje prej 0.6%)./Ilsole24ore

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of