Në një veprim të papritur, Rezerva Federale Amerikane uli normat e interesit nga një pikë në gjysmë pikë përqindje si një përpjekje për të mbështetur ekonominë dhe për të parandaluar një recesion global, nga ndikimi i përhapjes së koronavirusit.
Nga ana tjetër Banka Botërore njoftoi se do të ofronte 12 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e prekura nga virusi, i të cilat kanë marrë një goditje ekonomike në disa sektorë, si anulimi i udhëtimeve ajrore, turizmin si dhe industri të tjera që kanë lidhje me zinxhirët e furnizimit duke kërcënuar perspektivën e rritjes ekonomike globale.
“Bazat e ekonomisë amerikane mbeten të forta. Megjithatë, koronavirusi paraqet rreziqe evoluuese për aktivitetin ekonomik”, deklaroi Jerome Powell, kreu i FED.
Kjo ishte ulja e parë e normës së FED-it që nga viti i kaluar, kur uli normën e saj kryesore afatshkurtër tre herë. Gjithashtu është hera e parë që banka qendrore ka ulur normën e saj kryesore që nga kriza financiare e vitit 2008 dhe ulja e normës më të madhe që nga atëherë, shkruan Reuters.
Mesataret e tregut të aksioneve që kishin rënë ndjeshëm pas përhapjes së virusit, hynë gati 700 pikë në territorin pozitiv pas njoftimit të Rezerva Federale.
COVID-19 vazhdon të përhapet në Korenë e Jugut, Japoni, Europë, Iran dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe në shumë vende të tjera kanë raportuar rastet e tyre të para, duke çuar në total në 80, numrin e vendeve të prekura.
Lexo edhe këtë: Frika nga recesioni global – G7 do të përdorë ‘të gjitha mjetet e duhura’ për të luftuar rreziqet e koronavirusit