Koronavirusi, Veliaj ndërpret transportin publik në Tiranë dhe linjat me Kamzën e Vorën

11/03/2020 10:24 PM 0 komente

Në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit, nga e enjtja në Tiranë do të bllokohet i gjithë transporti publik. Vendimi i miratuar nga Bashkia e Tiranës përfshin edhe linjat urbane të Kamzës dhe Vorës.

Vendimi i plotë

Bashkia e Tiranës në kuadër të marrjes së masave për të mundesuar moslejimin e perhapjes se virusit COVID-19, njofton qytetaret se duke filluar nga data 12 mars deri në një afat të pacaktuar pezullohet:

i) shërbimi i transportit qytetes (linjat brenda qytetit te Tiranes),

ii) shërbimi i transportit rrethqytetes (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njesitë administrative/Komunat

iii)shërbimi i transportit nderqytetes ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetareve për masën e pezullimit të perkohshem të ketyre shërbimeve të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të ritur eficencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of