Korporatës së investimeve i’u hap drita e gjelbërt jeshile nga komisioni i veprimtarive prodhuese.
Lista e pronave është e shkurtër deri tani sipas Ministrisë së Financave. Zonat e lira ekonomike, dhe dy-tre prona të tjera të identifikuara. Vetëm funksionimi i korporatës do të ketë një buxhet prej rreth 3 milionë euro.
Drafti fillestar për krijimin e korporatës së investimeve hasi kundërshti të mëdha nga BE, dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
Fillimisht qe parashikuar që kjo ndërmarrje shtetërore të mos i nënshtrohej rregullave t prokurimit publik. Por tani qeveria thotë se ka reflektuar.
Sipas Ministrisë së Financave korporata do jetë subjekt kontrolli nga KLSH dhe do i nënshtrohet ligjit të prokurimit publik, kur prokuron fonde shtetërore dhe rregullave të donatorëve kur përdor paratë e tyre.
Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.