Kosova ashpërson masat: Nga sonte, 18 komuna në zonën e kuqe

20/11/2020 7:57 PM 0 komente

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sonte do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë. Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë.

 

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar listat e qyteteve që ndahen në zona të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër, derisa masat anti-Covid kanë mbetur ashtu siç kanë qenë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 18 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zona janë 14 komuna:

Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna:

Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.

Që nga 26 gushti kur ka hyrë në fuqi Ligji antiCovid në Kosovë janë dënuar 78 mijë e 878 qytetarë, për shkak se nuk kanë respektuar masat antiCovid.

Sipas Ligjit antiCovid personi fizik i cili nuk respekton vendimin për mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë 35 euro. Që rrjedhimisht i bie që Policia e Kosovës ka mbledhur 2.7 milionë euro nga gjobat e shqiptuara.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 855 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 885. Raste aktive janë 12 mijë e 220.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of