Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar është shumë afër finalizimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë pas BREXIT-it.
Shala përmes një njoftimi në Facebook , ka treguar se kjo marrëveshje do të lehtësoj tregtinë dhe do të shërbej në thellimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.
“Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar shumë afër finalizimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë pas BREXIT-it atje. Pata nderin të pres kryenegociatorin e ekipit të Britanisë së Madhe për marrëveshje me Republikën e Kosovës z. Neil Floyd dhe u dakorduam që gjatë këtij viti ta finalizojmë këtë marrëveshje, ka shkruar Shala.
Marrëveshja për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Britanisë, do të lehtësoj tregtinë dhe do të shërbej në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dyja vendeve.
“Republika e Kosovës i është mirënjohëse gjithmonë Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të japë për zhvillimin e shtetit tonë”.
Kujtojmë se gjatë ditë se djeshme është bërë e ditur se Kosova do të nis së zbatuari nga muaji shtator marrëveshjen për tregti të lirë me Turqinë.(Lexo: https://www.monitor.al/kosova-dhe-turqia-prej-1-shtatorit-me-tregti-te-lire/)
Kjo marrëveshje nënkupton lehtësim të madh për bizneset e të dy shteteve dhe njëkohësisht nxitjen e tregtisë mes dy vendeve.
“Në raport me investitorët nga Turqia Kosova ka lehtësuar edhe më tutje procesin e investimeve të tyre duke nënshkruar marrëveshje kruciale e këto të cilat do të shërbejnë kryekëput për investitorët nga Turqia. Sot këtu dua të përmend para jush se Kosova dhe Turqia tashmë kanë ratifikuar marrëveshjen për tregti të lire, e cila do të hyjë ne fuqi nga data 1 shtator e cila do të lehtësojë në masë te madhe edhe investimet e dyanshme dhe njëkohësisht nxitjen e tregtisë mes dy vendeve tona”. .Monitor.al.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.