Kosova dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje për transportin ndërkombëtar

11/12/2020 3:14 PM 0 komente

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të premten nënshkroi marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor me Mbretërinë e Bashkuar.

Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ka vendosur nënshkrimin zëvendësambasadori, Jacob Webber.

Në njoftimin për media thuhet se sipas kësaj marrëveshjeje, Transportuesit janë të autorizuar të kryejnë transportin me automjete të udhëtarëve midis territoreve të palëve kontraktuese ose në transit përmes territorit të njërës prej palëve kontraktuese, në përputhje me kushtet e përshkruara në dokumentin e nënshkruar.

“Një transportues i autorizuar në territorin e një pale kontraktuese lejohet, pa u kërkuar që të marrë një autorizim për këtë qëllim sipas ligjeve dhe rregulloreve kombëtare të palës tjetër kontraktuese, të importojë përkohësisht një automjet të mallrave të zbrazët ose të ngarkuar në territor të palës tjetër kontraktuese për transportin e mallrave, duke përfshirë ngarkesat e kthimit”.

Marrëveshja parasheh themelimin e një Komiteti të Përbashkët të palëve kompetente, për të shqyrtuar funksionimin e marrëveshjes, përcaktimin e procedurave që rregullojnë aktivitetet e tjera të transportit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of