Republika e Kosovës dhe Republika e Çekisë nënshkruan marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet në të ardhurat në mes të Kosovës dhe Çekisë. Në emër të Republikës së Kosovës marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, Besim Beqaj, ndërsa në emër të Republikës së Çekisë nga ambasadori Jiri Doležel. Ministri i Financave Besim Beqaj nënshkrimin e kësaj marrëveshje e vlerësoj si një moment të rëndësishëm, që sipas tij po bëhet në vazhdën e bashkëpunimit shumë të mirë në mes të dy shteteve tona jo vetëm në planin ekonomik por edhe në sferat tjera. Ai tha se “Përmes kësaj marrëveshjeje synojmë që të rrisim bashkëpunimin ekonomik, tregtar, investimet por edhe në fushat tjera, dhe duke krijuar kushte të barabarta të trajtimit ndërmjet personave vendor dhe të huaj qofshin ata persona juridik apo fizik. Të gjitha këto masa ndikojnë edhe në drejtim të krijimit të një ambienti më të favorshëm për ngritjen e nivelit të Investimeve të Huaja Direkte, (por natyrisht edhe duke mbrojtur edhe të hyrat bazë të të dyja vendeve.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.