Kosova dhe Gjermania me marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

15/07/2019 12:08 PM 0 komente

Kosova dhe Gjermania sot pritet të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të presë sot në takim homologun e tij gjerman Jens Spahn.

Me këtë rast, ata do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë.

Vizita e ministrit gjerman në Kosovë, vjen pas takimit që ministri Ismaili kishte me të në Berlin vitin e kaluar.

Njëkohësisht, kjo ishte vizita e parë e një ministri gjerman të shëndetësisë në Kosovë, e cila nis edhe formalisht bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

Ministri Spahn gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Gjermanisë pritet të bëhet në ora 13:30.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of