Kosova dhe Turqia prej 1 shtatorit me tregti të lirë 

10/07/2019 2:42 PM 0 komente

Marrëveshja për tregti të lirë në mes Kosovës dhe Turqisë pritet të nis së zbatuari nga muaji shtator i këtij viti.  Kjo marrëveshje nënkupton lehtësim të madh për bizneset e të dy shteteve dhe njëkohësisht nxitjen e tregtisë mes dy vendeve. Llogaritet se në Kosovë janë të regjistruar mbi 1000 kompani turke.  

 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka pritur në takim Këshillin Botëror Turk të Biznesit pranë Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK) me të cilët bisedoi për tregtinë mes dy shteteve.

Shala i ka ftuar investitorët turq që të investojnë në Kosovë duke ju thënë se janë partnerë të rëndësishëm.

Ai ka deklaruar se Kosova i ka lehtësuar proceset për investime. 

“Në raport me investitorët nga Turqia Kosova ka lehtësuar edhe më tutje procesin e investimeve të tyre duke nënshkruar marrëveshje kruciale e këto të cilat do të shërbejnë kryekëput për investitorët nga Turqia. Sot këtu dua të përmend para jush se Kosova dhe Turqia tashmë kanë ratifikuar marrëveshjen për tregti të lire, e cila do të hyjë ne fuqi nga data 1 shtator e cila do të lehtësojë në masë te madhe edhe investimet e dyanshme dhe njëkohësisht nxitjen e tregtisë mes dy vendeve tona”, ka thënë Shala.

Sipas tij, Kosova është e gatshme për investimet e tyre ndërkohë i ftoj ata të investojnë duke ju thënë se llogariten partnerë të rëndësishëm. 

Ndërsa Nail Olpak, kryetar i DEIK-DTIK, organizata ekonomike, ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë është shumë e rëndësishme. 

“Marrëveshja për tregti të lirë nuk do të mbetët vetëm në eksportimin dhe importimin e marrëveshjeve por do të jetë e rëndësishme për rritjen e investimeve të jashtme turke. Kjo të bëhet me anë të promovimeve të ndryshme”, u shpreh ai.

Mijëra biznese turke në Kosovë 

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksportet e Turqisë në Kosovë në vitin 2018, kapin vlerën prej mbi 300 milionë euro, derisa eksportet e Kosovës në Turqi nuk janë më shumë se rreth 10 milionë euro.

Këto të dhëna tregojnë një disbalancë tregtar të dy shteteve.

Në Kosovë janë të regjistruar mbi 1000 kompani turke.  Turqia është një prej shteteve me prezencën më të madhe të investimeve direkte në Kosovë. Investimet turke janë të orientuara në sektorin bankar, edukim, shëndetësi, prodhimtari, energji, ndërtimtari, tregti, hoteleri, transport dhe fusha tjera.

Prania e kompanive turke në Kosovë kishte nisur nga infrastruktura rrugore. Me ndërtimin e autostradave në Kosovë. Po ashtu konzorciumi turk Limak -Çalik privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.

Një konzorcium tjetër ai turko-francez, Limak-Aeroport de Lyon pati marrë me koncesion për njëzet vjet, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”..Monitor.al

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of