Kosova eliminon tatimin e dyfishtë me Malin e Zi

23/11/2020 11:10 AM 0 komente

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi.

Kosova ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në prezantimin e këtij vendimi ka thënë se, kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe se duhet të miratohet nga kabineti qeveritar.

“Në kohë për ekonomia ka marrë përmasa të zhvillimit ne jemi të interesuar që të arrijmë marrëveshje për eliminimin e tatimi të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”.

Sipas tij, kjo marrëveshje përmban 21 nene që do të lehtësojnë ekonominë mes dy vendeve.

“Deri tani 16 marrëveshje i kemi për eliminimin e tatimit të dyfishët”, tha Krasniqi.

Qeveria po ashtu është informuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë edhe me zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike. Nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin nëntor 2020, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik. Prej tyre 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.

“Në informatën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë vlerësohet se procesi i zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike është një proces kompleks dhe kërkon angazhim, seriozitet dhe përkushtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim që të akomodojë secilin aplikim për statusin e investitorit strategjik potencial në Republikën e Kosovës”, ka bërë me dije Qeveria.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është diskutuar edhe për zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës korrik-shtator 2020.

Siç është njoftuar nga Qeveria, gjatë tremujorit të tretë, programi është zbatuar në nivel 35.59 për qind, 21 nga 59 masat janë zbatuar plotësisht, ndërsa 64.41 për qind, 38 masa akoma nuk janë zbatuar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of