Kosova fillon prodhimin e rrymës nga era, BERZH financon projektin me 58 milionë euro

17/12/2019 9:39 AM 0 komente

Kosova e cila kryesisht prodhon energjinë elektrike nga linjiti, së shpejti do të fillojë prodhimin e sajë nga era. Kredia e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 58 milionë euro do të ndihmojë ndërtimin e projektit për prodhimin e energjisë nga era. Kjo kredi është gjysma e totalit e kërkuar për financim.

 

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka informuar se ka lëshuar një kredi prej 58 milionë eurosh për ndërtimin parkut të prodhimit të rrymës nga era në Bajgorë, njëri ndër parqet më të mëdha të prodhimit të energjisë nga era në Ballkanin Perëndimor.

Kredi i është dhënë kompanisë Kosovare SOWI Kosovo, që ka bërë zhvillimin e projekteve të prodhimit të rrymës nga era, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 megavatësh.

Ky është projekti më i madh i sektorit privat që BERZh ka nënshkruar në Kosovë deri më tani. Në tërësi, BERZH ka investuar 413 milionë euro në Kosovë.

Projekti parasheh vendosjen e gjithsej 27 turbinave nga prodhuesi i mirënjohur General Electric në rajonin e Selacit në Bajgorë, dhe ndërtimi i tij pritet të përfundojë në vitin 2021, kur edhe do të fillojë prodhimi i energjisë elektrike dhe shpërndarja në rrjetin elektrik të Kosovës.

‘Projekti do të ndihmojë diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike në Kosovë, dhe arritjen e caqeve të përcaktuara për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtrishme, sipas praktikave dhe obligimeve ndërkombëtare mjedisore’, thekson Ilir Grapci, njëri nga pronarët në kompaninë SOËI Kosovo, që zhvillon projektet në rajonin e Bajgorës.

Përveç financimit nga BERZH, projekti financohet edhe nga Erste Bank dhe NLB Group deri sa 30% e pjesës së mbetur financohet nga pronarët e projektit.

Projekti pritet të përmirësojë furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Përveç prodhimit të energjisë më se të nevojshme elektrike, të gjelbër dhe pa ndikim në mjedis, projekti do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të komunitetit dhe rajonit të Bajgorës në përgjithësi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of