Kosova, jashtë “Kartonit Jeshil”, bllokohet zhvillimi i tregut

29/03/2013 1:39 PM 0 komente

frutakosKosova  nuk është pjesë e OKB-së prandaj nuk mund të jetë pjesë e sigurimit të Kartonit Jeshil, por zyrtarët e vendit shpresojnë se do të gjenden modalitete për të gëzuar privilegjet e parashikuara edhe pse jo si anëtare me të drejta të plota. Mos anëtarësimi në Këshillin e Byrove është problem juridik, por po punohet shumë që të rregullohet, pasi bllokon edhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kështu u tha gjatë konferencës ndërkombëtare të sigurimeve në Kosovë, ku mori pjesë edhe president i Këshillit të Byrove, Maurius Wichtowsk. Ai tha se veprimtaria funksionon në bazë të rekomandimeve (parimeve) të vitit 1949 të bazuara në dy arsye për të lehtësuar trafikun rrugor dhe t’u ofroj të drejta viktimave të trafikut. “Ajo që është shumë e rëndësishme është se ky është një moment i përshtatshëm të themi se kushtet që i kemi në sistemin e Kartonit të Jeshil të Këshillit të Byrove janë të barabarta për të gjithë. pa dallim. Ne mbështesim të gjithë kolegët tanë në të gjitha tregjet sepse ne jemi një sistem i hapur, transparent. Ne përfaqësojmë opinionin e qartë se të gjithë në Europë dhe me gjerë kanë mundësi që të përfitojnë nga të njëjtat të drejta”, tha ai.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of