Kosova kërkon nga Shqipëria pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit

13/07/2020 3:50 PM 1 koment

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, ka takuar në Tiranë zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe.

Në këtë takim u diskutua për përgatitjet e mbledhjes së dy qeverive, që pritet të mbahet muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj kërkoi nga Qeveria shqiptare që të shikojë mundësitë e pezullimit te taksës në Rrugën e Kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.

Po ashtu, ajo ka kërkuar që të eliminohen të gjitha pengesat që po pamundësojnë realizimin e marrëveshjeve të arritura më herët; siç është funksionalizimi i plotë i pikës doganore në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve recioproke për eksport dhe import, si dhe kërkesën e Odës së Farmacistëve të Kosovës për listën e çmimit të barnave.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Braçe u zotua se kërkesën për pezullimin e taksës do ta ngrere në mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Shqipërisë, që pritet të mbahet këtë javë. Ai shprehu angazhimin dhe vullnetin në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve tona.

Balaj-Halimaj tha se i gjithë përkushtimi i saj do të jetë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët dhe marrëveshjeve të reja që mund të arrihen në shtator e që për qëllim do të kenë lehtësimin e jetës së qytetarëve andej e këndej kufirit.

Temë e këtij takimi ishte edhe menaxhimi i pandemisë COVID-19 në dy vendet.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Nje shqiptar Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Nje shqiptar
Guest
Nje shqiptar

Taksa ne Rrugen e Kombit eshte thike ne trupin e Kombit. Kush e vuri kete takse heret o vone do te denohet si armik i betuar i tere shqiptareve.