Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim vendimin për shqyrtimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, luftimin dhe parandalimin e Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se në dy javët e fundit, numri i rasteve pozitive ka rënë për 65 për qind.
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid, duke lejuar mbajtjen e eventeve si dasmat, fejesat dhe mbrëmjet e maturës deri në orën 23:00. Qeveri bën me dije se muzika lejohet deri në orën 22:45.
Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në bazë të raportit të fundit nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, situata me koronavirusin është e qëndrueshme, me uljen e rasteve pozitive.
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar propozimi për lehtësimin e masave, mirëpo ministri Vitia nuk i ka treguar se cilat janë ato.
“Lehtësimi i masave është duke u bërë me raport. Më tej objektiva për parandalimin e përhapjes së Covid-19, moscenimi i aktiviteteve ekonomike dhe ruajtja e shëndetit mendor. Masat shërbejnë që situata të mbahet nën kontroll”.
Arben Vitia, ka deklaruar se në dy javët e fundit, numri i rasteve pozitive ka rënë për 65 për qind.
Bazuar në këtë, Vitia tha se propozohet lirimi gradual i masave anti-Covid.
“Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet e qëndrueshme, me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive. Ulja e rasteve pozitive në dy javët e fundit krahasuar me dy javët paraprake ka shënuar një rënie për rreth 65 për qind. Në një situatë të tillë, duke iu referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKSHPK, propozojmë vazhdimin e lehtësimit gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik por njëkohësisht kontroll të shtuar”, ka treguar ai.
Vitia tha se masat do të shqyrtohen pas dy javësh.
“Lehtësimi i masave është duke u bërë në raport me tri objektiva kryesore: parandalimin e përhapjes së infeksionit, moscenimi i aktiviteteve ekonomike por duke pasur prioritet ruajtjen e shëndetit publik dhe ruajtja e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve. Masat shërbejnë që situata të mbahet në kontroll. Ndryshimi i situatës epidemiologjike kërkon vendime dhe masa të reja konform situatës së re. Vlerësimi i masave kufizuese do të bëhet pas dy javësh”, ka deklaruar ministri Vitia.
Masat e fundit anti-Covid ishin marrë në maj të këtij viti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.