Sipas të dhënave zyrtare, Kosova ka 172 prona të subjekteve ekonomike në shtete të ndryshme të rajonit. Autoritetet kompetente kanë identifikuar pronat, por jo të gjitha adresat e plotë ta tyre. Ministria e Punëve të Jashtme ka formuar një komision të veçantë. Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit thanë se që nga fillimi i punës ka qenë e vështirë të identifikohen ndërmarrjet kosovare që janë të vendosura jashtë vendit. Vetëm në territorin e Serbisë gjenden 104 prona të ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa në Mal të Zi rreth 42.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.