Kosova miraton nismën  për marrëveshjen për ndihmë me Shqipërinë në rast të fatkeqësive natyrore

21/08/2020 2:46 PM 0 komente

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes me Këshillimin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Gjatë prezantimit të kësaj pike, Ministri i Brendshëm, Agim Veliu ka thënë se kjo nismë është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe në të mirë të rritjes së sigurisë kombëtare.

“Marrëveshja do të përcaktojë format e bashkëpunimit, procedurat e kalimit kufitar, ndihmës, kalimin e  pajisjeve, strehimin dhe ndihmën e të zhvendosurve, përdorimi e avionëve”.

Qeveria ka treguar se kjo marrëveshje është për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

“Kabineti qeveritar ka marrë vendim për Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera”.

Po ashtu në këtë mbledhje është marrë vendim për themelimin e Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kotlovë – Kuqishtë për trafikun rrugorë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of