Sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës do të ketë takim të institucioneve përgjegjëse ku do të diskutohet për zbatimin e masave kundër koronavirusit. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë. Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se do të kujdesen që t’i ndërmarrin masat e duhura, duke krijuar kushte të volitshme për bizneset dhe për lëvizjen e qytetarëve.
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ndërsa aty kryeministri Avdullah Hoti ka folur edhe për masat e reja që mund të merren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Hoti ka thënë se do të kujdesen që t’i ndërmarrin masat e duhura për mbrojte nga COVID-19, duke krijuar njëkohësisht kushte të volitshme për bizneset si dhe për lëvizjen e qytetarëve.
“Raportet deri më tash janë vërtet pozitive, masat e ndërmarra më herët kanë ndikuar dhe numri ka rënë nën 200, nga 700 raste sa kemi pasur brenda 24 orëve. Në bazë të informacioneve që kemi pasur nga Institutit Kombëtar bëhet e ditur se ne jemi në mesin e tri-katër vendeve që më së miri e kemi menaxhuar situatën me COVID-19, dhe duhet të sigurohemi se tani kur kemi fluks të madh të qytetarëve për festa t’u krijojmë atyre kushtet që të kënaqen me familjet e tyre dhe të marrim masa për t’i mbrojtur qytetarët e bashkatdhetarët”, tha Hoti.
Ndërkohë ditëve të fundit ka rënë numri ditor i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, ndërsa po mbahen ende në fuqi masat e fundit anti-COVID që u morën më 11 nëntor.
Kurse, gjate ditës së stome në ndërtesën e Qeverisë do të ketë takim të institucioneve përgjegjëse ku do të diskutohet për zbatimin e masave kundër koronavirusit.
Në njoftim thuhet se Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë takim me institucionet përgjegjëse ku do të diskutohet për zbatimin e masave kundër koronavirusit.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ora 14:00, ndërsa, një orë më vonë, do të ketë edhe konferencë për media
“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban sot takim me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19. Ky takim mbahet nga ora 14:00 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, salla P-38, ndërsa në ora 15:00 do të ketë konferencë për media.
Ditëve të fundit me ardhjen e mërgimtarëve ka pasur disa reagime lidhur me atë se sa do të ndikojë situata në shtim të rasteve.
Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë, ka folur edhe për ardhjen e bashkatdhetarëve.
Sipas tij, janë duke u kujdesur sa i përket kontrollit të gjendjes me Covid-19.
“Kemi ardhje bukur të madhe të bashkatdhetarëve dhe do të kujdesemi që masat që do të ndërmarrim të sigurohemi që e mbajmë nën kontroll situatën. Informata janë pozitive dhe numri ka rënë në 200 të infektuarve. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare jemi në mesin e tri katër vendeve që kemi menaxhuar me mirë situatën”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, tetë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 223 raste të reja me COVID-19.
Që prej 13 marsit, e deri më 20 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 48.905 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.256 pacientë kanë vdekur dhe 36.568 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19. Raste aktive, ndërkaq, vazhdojnë të jenë 11.081.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.