Kosova, ndër vendet e pakta të Europës që nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës

09/03/2021 4:00 PM 0 komente

Kosova ende nuk ka marrë furnizim me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndonëse mbi 73 mijë persona deri tani kanë rezultuar pozitivë me këtë virus në vend. Nga Aleancën e Vaksinave Gavi, ditë më parë është bërë e ditur se deri në muajin maj, shtetet pjesëmarrëse, përfshirë edhe Kosovën, do të furnizohen me raundin e parë të vaksinave

 

Kosova është ndër vendet që nuk ka marrë ende asnjë dozë të vaksinës anti-Covid. Në një listë të publikuar, Kosova gjendet në mesin e vendeve europiane që nuk është furnizuar me vaksinë duke ngelur prapa të paktën 48 shteteve të tjera në rajonin e Europës, të cilat tashmë kanë nisur vaksinimin. Edhe pse nga Qeveria në detyrë është thënë në vazhdimësi se Kosova do të sigurojë vaksinat në shkurt të këtij viti, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Madje javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar se nuk ka marrëveshje me Pfizer, për të cilën deklaronte se e kishte. COVAX ka njoftuar se shpërndarja e vaksinave nëpërmjet këtij programi do të bëhet në intervalin kohor shkurt-maj, ndërsa kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se dozat e para të kësaj vaksine do të vijnë në mars.

Vendet tjera europiane që nuk kanë nisur vaksinimin janë: Armenia, Bosnjë – Hercegovina, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut dhe Vatikani. Më shumë se 300 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit janë shpërndarë në më shumë se 100 vende në mbarë botën. Sidoqoftë ka dallim të madh në shpërndarjen e vaksinës në disa pjesë të botës.
Disa vende kanë siguruar dhe shpërndarë doza të mëdha të vaksinës në proporcion me popullsinë e saj, por disa të tjera janë ende nuk pritur që të ato të arrijnë.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji Kosova do të furnizohet me 33 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga COVAX. Ndërsa, zëdhënës në Aleancën e Vaksinave Gavi, kanë njoftuar për mediat në Kosovë se raundi i parë i furnizimeve u është komunikuar qeverive përkatëse të cilat po punojnë ngushtë me partnerët e COVAX dhe prodhuesit e vaksinave për datat specifike të dërgesave, ndërsa, datat e sakta se kur do të bëhet furnizimi, pritet të bëhen publike ditëve në vijim.

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me secilën prej ekonomive pjesëmarrëse të COVAX në lidhje me shpërndarjen e vaksinave COVID-19. Ndërsa, secila ekonomi përfundon përgatitjet e gatishmërisë, COVAX lëshon urdhra blerjeje për prodhuesit dhe anijet dhe jep doza të vaksinave përmes një procesi përsëritës. Kjo do të thotë, që nga java e kaluar, dërgesat për këtë raund të parë të alokimit po ndodhin çdo ditë, në bazë të kodrinave dhe në transhe”, kanë thënë ata.

Me ardhjen e vaksinave, Kosova si shumë shtete do të fillojë vaksinimin e qytetarëve. Të parët që do të vaksinohen do të jenë punonjësit e shëndetësisë, personat e moshuar mbi 80 vjeç, të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike. Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 587 raste me koronavirus, pas testimit të 2.813 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 8 mars janë regjistruar gjashtë viktima.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 73.635 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.655 kanë vdekur.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of